Krasniqi uron Fitër Bajramin: Le t’i vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar

Mëngjesin e hershëm të së premtes është falur namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar festën duke thënë se gjatë saj duhet reflektuar mbi thelbin e vërtetë e që është rëndësia e solidaritetit, kujdesit dhe jo vetëm

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke uruar që kjo festë të mbushë zemrat me ngrohtësi.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në një ditë si kjo e sotmja (Festa e Fitër Bajramit), duhen vlerësuar bekimet.

“Urime Fitër Bajrami. Uroj që Zoti t’ju ketë pranuar agjërimin e Ramazanit, lutjet dhe veprat e mira. Kjo ditë e veçantë, shpresoj t’ju sjellë paqe, dashuri dhe shumë lumturi në mesin tuaj. Sot, le të vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar dhe të reflektojmë mbi thelbin e vërtetë të kësaj dite – rëndësinë e solidaritetit, kujdesit, harmonisë dhe unitetit mes njerëzve. Uroj që ky Bajram t’ju mbushë zemrat me ngrohtësi dhe t’ju frymëzojë që të përhapni mirësi dhe pozitivitet kudo që jeni e që shkoni. Bajram të bekuar për ju dhe familjet tuaja.”, ka shkruar Krasniqi.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika