Prokurori i Shtetit në gatishmëri për ditën e zgjedhjeve në veri

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke mbikëqyrur procesin e jashtëzakonshëm të zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan që nga nisja e tij në ora 07:00

Prokurori i Shtetit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se është duke mbikëqyrur procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetarë të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Në njoftim thuhet se që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët, së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyrur për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Gjithashtu, në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarët kujdestarë, të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sot më 23 prill në Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika