Muja refuzon të përgjigjet kur pyetet se pse Kurti nuk është i pranishëm në selinë e VV-së në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën Veriore, Armend Muja, ka refuzuar të përgjigjet derisa është pyetur se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i pranishëm atje.

Muja ka thënë se e konsideron si fitore të rëndësishme fitoren e LVV-së në këtë komunë.

“Unë nuk e bëra tipizime historike, por thashë është një fitore e rëndësishme për qytetarët që të kthehet komuna tek qytetari në shërbime të thjeshta, gjë që në këtë pjesë të Kosovës nuk ka qenë ashtu”.

Sipas tij, deri para një viti “këtu ka pasur vështirësi reale dhe sfida si siguria, arsimi e shëndetësia”.

Armend Muja dhe Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje pretendojnë se kanë fituar pa balotazh në Mitrovicën e Veriut.

Muja ka thënë se kandidati i tyre Erden Atiq, i ka fituar mbi 65% të votave në këtë komunë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunën Veriore të Mitrovices!”, ka shkruar Muja.

Bahtiri ndërkohë ka thënë se përveç Mitrovicës së Veriut, VV ka fituar edhe në komunën e Leposaviqit.

Në komunën e Mitrovicës kanë marrë pjesë vetëm 837 votues apo 4.62%, kurse në Leposaviq kanë votuar 141 qytetarë apo 1.06%.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika