Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohet Projekt-Rregullorja për Zëvendësimin apo mungesën e Përkohshme nga Puna e Nëpunësit Civil (MPB), pastaj edhe lista e artikujve të përbashkët të cilët janë në prokurim

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së 127-të.

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 26 prillit do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohen 19 pika të rendit të ditës.

Mbledhja do të fillojë në orën 10:00.

Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohet Projekt-Rregullorja për Zëvendësimin apo mungesën e Përkohshme nga Puna e Nëpunësit Civil (MPB), pastaj edhe lista e artikujve të përbashkët të cilët janë në prokurim.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për plotësimin e listës së artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit, të aprovuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 06/27 të datës 30 prill (MFPT)”, thuhet në pikën shtatë të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe propozimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme të mërkurën e 26 prillit.

Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar lidhur me rastin e arrestimit të shefit ekzekutiv të Korporatës së Energjisë së Kosovës Nagip Krasniqi.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika