Ymeri për pozitën dhe opozitën: Asnjëra palë nuk e mohonte se ka vjedhur

Visar Ymeri, analist politik

Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës shkaktoi akuza e kundërakuza ndërmjet pozitës dhe opozitës, sa i përket keqpërdorimeve në KEK.

Interesante, sipas Visar Ymerit, ishte se asnjëra palë nuk i mohonin akuzat ndaj tyre. Ai në Debat Plus, tha se pozita dhe opozita akuzonin njëra-tjetrën, por nuk thonin se vetë nuk kanë vjedhur.

“Asnjëra nga palët nuk thonin se ne nuk vjedhim. Krejt argumentimi ka qenë se ju vjedhni më shumë. Opozita thoshte se si po vjedh pushteti, Martin Berisha, Nagip Krasniqi. Pastaj pushteti nuk thonin se janë të pafajshëm, thonin se ju keni vjedhur 20 vjet. Mund të jetë e vërtetë, por çfarë nëse të dyjat janë të vërteta”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika