Përleshje në një lokal në Prizren, arrestohen shtatë persona

Ilustrim

Në orët e mbrëmjes të së premtes, ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave në një lokal nate në Prizren, në të cilin po mbahej muzikë live.

Sipas njoftimit të Policisë, nga ky rast janë arrestuar shtatë persona.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se “të premten e gjashtë majit, Policia në Prizren kishte marrë një informacion se në rrugën ‘Tranziti i Vjetër’ në Prizren, është duke ndodhur një përleshje (rrahje) në mes të disa personave në një lokal me muzikë live”.

May be an image of bottle

Policia ka marrë veprimet e nevojshme në lidhje me ngjarjen, ku janë identifikuar personat e dyshuar në këtë rast.

  • A.D.,(viti i lindjes 1973,mashkull kosovar),
  • SH.TH., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),
  • SH.B.,(viti i lindjes 1975,mashkull kosovar),
  • B.A., (viti i lindjes 1974,mashkull kosovar),
  • A.A., (viti i lindjes 1971,mashkull kosovar),
  • Z.R., (viti i lindjes 1979,mashkull kosovar)
  • M.S., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),

Sipas raportit, të dyshuarave u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, një pistoletë, dy fishekë dhe një karikator.

May be an image of text that says "2 က 1"

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren-Veri, të cilët janë intervistuar lidhur me rastin, dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren-Veri.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika