Kryeminstri Kurti nis vizitën zyrtare në SHBA

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA, do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në SHBA, Kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

“Sot, do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo vizitë e Kurtit në SHBA është bërë katër ditë para datës që ishte mësuar nga PortaliD.

Nga burime të mirë informuara, Portali D ka arritur të marrë vesh se Kryeministri Kurti do të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më datë 10 maj.

Lidhur me këtë vizitë të Kurtit, për detajet dhe nivelet e takimeve, PortaliD ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës me datën 4 maj, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Kurti në SHBA, javën tjetër – për takime të dorës së dytë

Ndryshe, të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takimin me shefin e Qeverisë, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, të enjten, Kurti ka takuar në Prishtinë, ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika