Një person në Prishtinë kërcënon zyrtarët policorë pas shqiptimit të gjobës

Një person në Prishtinë dyshohet se ka kërcënuar dy policë pasi është gjobitur për kundërvajtje në komunikacion

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prishtinë ka kërcënuar dy zyrtarë të policisë.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas shqiptimit të gjobës nga zyrtarët policorë.

“KANOSJE, Prishtinë 30.04.2023 – 12:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte kanosur dy zyrtarë policorë për shkak se të njëjtit ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika