KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim sot në mëngjes

Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” pritet të rifillojë prodhimin e energjisë elektrike sot në mëngjes, më 26 tetor, pas ndaljes së kontrolluar për shkak të një defekti teknik.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ekipet teknike po punojnë me dinamikë të përshpejtuar për sanimin e defektit. Sipas planifikimit të korporatës, punimet parashihej të përfundonin të dielën në mbrëmje.

Sipas vlerësimeve të KEK-ut, rikthimi në operim pritet të bëhet brenda rreth dy ditësh nga ndalja e njësisë.

Në reagimin e saj, KEK-u ka kundërshtuar cilësimet për “kolaps energjetik” dhe pretendimet për humbje milionëshe, duke theksuar se këto vlerësime nuk mbështeten në të dhëna dhe analiza të verifikuara.

Korporata ka sqaruar se defektet teknike mund të ndodhin në çdo termocentral, përfshirë edhe në ato me teknologji më të re. Njëkohësisht, ka vlerësuar angazhimin e punonjësve dhe ekipeve teknike për riparimin e njësisë dhe vazhdimësinë e prodhimit.

KEK-u është shprehur se mirëpret kritikat konstruktive dhe interesimin e mediave, ndërsa ka kërkuar që raportimi të mbështetet në fakte të verifikuara.

Njësia B2 ishte ndalur në mënyrë të kontrolluar më 24 tetor, rreth orës 00:15, pas evidentimit të problemeve teknike.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika