Dëshmitari i ZPS-së tregon si i verifikonte UÇK-ja personat e dyshuar se mund të kishin lidhje me Serbinë

Pjetër Shala

Dëshmitari i radhës është duke dhënë dëshminë e tij kundër Pjetër Shalës. Gjatë dëshmisë së tij, të hënën, ka treguar se si UÇK-ja verifikonte personat e dyshuar se mund të kishin lidhje me Serbinë.

Ai tha se këtë e bënin komandantët në shtabin e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Kukës. Ai përmendi emrat e Xhemshit Krasniqit, Sali Saramatit dhe Afrim Hoxhës.

Lidhur me atë se si bëhej verifikimi, ai tha se këtë e dinë “të mëdhenjtë” dhe se tjetër informacion nuk ka.

Kurse, lidhur me atë se verifikimi bëhej me dyshimin se këta persona kishin lidhje me Serbinë, ai tha se e merrte nga vetë këta persona kur kishte qëlluar kujdestar i rojës në hyrjen e ndërtesës. Sipas tij, këta persona nga ana e UÇK-së quheshin vetëm të dyshuar.

Tutje, ai sërish tha se herën e parë kur kishte shkuar te dhoma hetuese, dhoma kishte qenë bosh, kurse herën e dytë kishte parë nga dritarja dhe se në atë vend kishte parë rreth 5 persona brenda.

Ai tha se aty kishte shkuar veç për qejf dhe jo për ndonjë arsye tjetër, duke shtuar se ‘‘jo kurgjo, veç me këqyr kush është brenda’’, shkruan Betimi për Drejtësi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika