Abazoviq në Ditën Ndërkombëtare të Punës ka një mesazh për Ballkanin Perëndimor

Ai ka bërë thirrje për luftim kundër korrupsionit

Kryeministri i në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke thënë se klasa punëtore e ndërtoi shtetin me të cilin ai qeveris.

Ai ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe padrejtësisë do të jenë gjithnjë e më pak.

”Mesazhi i 1 Majit për rajonin: Lufta kundër korrupsionit dhe padrejtësisë dhe dallimet mes nesh do të jenë gjithnjë e më pak”, ka shkruar Abazoviq.

”Ata që janë pro status quo-së, gjenerojnë të njëjtat tema – kisha, flamuri, nacionalizmat, përçarjet, ne jemi shoqëri e ndarë… Pse jemi shoqëri e përçarë? Të kontrabandosh kokainë dhe puro, a është kështu? Pse jemi shoqëri përçarëse, pse ju bezdisin serbët, te vidhni para nga qytetaret e Malit te Zi, të rrëmbeni lumenj dhe te ndërtoni mini-hidrocentrale për fëmijët tuaj, për këtë ju bezdisin malazezët, shqiptarët, boshnjakët?”.

Ai ka bërë thirrje për luftim kundër korrupsionit.

” Do të doja që ky mesazh të përçohej në rajon, unë them – luftoni kundër korrupsionit, kundër njerëzve që vjedhin nga shteti, dhe do të shihni se si do të mblidhen kombet mes tyre, ose grupet fetare, ose njerëzit që kanë identitete individuale të ndryshme. Gjithnjë e më shumë. Por, pa drejtësi, kjo është e pamundur”, citohet të ketë thënë Abazoviq në një intervistë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika