Presidentja Osmani u shpreh ngushëllime familjarëve të nxënësve që u vranë në Beograd

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shpreh ngushëllime prindërve të fëmijëve që humbën jetën nga sulmi me armë zjarri në një shkollë të Beogradit.

Sipas raportimeve të mediave serbe, vrasjet i kreu një 14-vjeçar, i cili i vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës.

Me këtë rast presidentja Osmani, tha se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e fëmijëve.

“Nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më e dhimbshme se humbja e asaj jete. I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në një sulm të tmerrshëm në shkollë sot në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, ka thënë ajo.

Motivet e sulmit ende nuk dihen, por dyshimet e para janë se 14-vjeçari kishte probleme mendore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika