Abazi flet pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i LVV-së

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi. Kryetarja e grupit të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e ka konfirmuar vendimin. Abazi thotë se nuk ka marrë vendim të përjashtimit dhe se nuk ka pasur sqarim rreth arsyetimit. Ai ka shtuar se nuk ka vendosur të bashkohet me ndonjë grup tjetër parlamentar

Deputeti Haki Abazi

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi.

Këtë e ka konfirmuar kryetarja e grupit, Mimoza Kusari për Kohën.

Vetë deputeti Abazi, në një përgjigje për Protalin Dukagjini, ka thënë se nuk e ka marrë asnjë vendim në lidhje me përjashtimin e tij.

Ndër të tjera ai është shprehur, se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me përjashtimin e tij nga kryetari i Komisionit.

“Nuk kam asgjë për të komentuar, nuk e kam pa vendimin. Sikur në rastin e shkarkimit nga kryetari i komisionit, pa ansjë arsyetim e pa sqarim se kush ka marrë vendim, as prej këshillit, as prej kryesisë as prej grupit parlamentar nuk është votuar nuk ka pas qëndrim”, ka thënë ai.

“Janë këto vendime të qadrës së Gadafit. Këta po mendojnë që po flas për mimozën, por [çadra e Gadafit] është jashtëinstitucionale. Vendimet nuk mund t’i komentoj sepse nuk kam parë vendim”, ka vijuar Abazi.

I pyetur, nëse do të vazhdoj si deputet i pavarur, apo do t’i bashkohet ndonjë grupi tjetër parlamentar, Abazi ka thënë se ende nuk mund të flas pa e parë vendimin

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika