Haxhiu: Gratë e Kosovës luajtën rol aktiv në çlirimin e vendit gjatë viteve ’80-ta

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën Shkencore Ndërkombëtare “ Roli i Grave në Jetësimin e Shtetit të Kosovës (Aspekte sociale, kulturore, politike nga 1980 dhe deri në ditët e sotme)”,  të organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se periudha e viteve ‘80-ta ishte etapa kur populli shqiptar i Kosovës përjetoi një ngritje masive në rezistencë, në angazhimin direkt për çlirim përmes lëvizjeve të mëdha popullore dhe arsimimit të vazhdueshëm drejt të gjitha katedrave universitare të asaj kohe.

Ministrja Haxhiu tha se gjatë kësaj periudhe, gratë në Kosovës morën një rol aktiv dhe u bashkuan krahas burrave për të njëjtin qëllim, e që ishte çlirimi i vendit nga regjimi i Jugosllavisë së atëhershme.

“Pra, është periudha ku gratë marrin një rol aktiv, jo vetëm për jetën e tyre, por bartin mbi supe krahas burrave një përgjegjësi për orientimin publik politik të çështjes kombëtare, një kundërpërgjigje ndaj shtypjes së dhunshme dhe padrejtësive të panumërta”, tha ministrja Haxhiu.

May be an image of 5 people and people studying

Tutje, ministrja Haxhiu rikujtoi edhe shtypjen dhe regjimin e Serbisë ndaj popullit shqiptar përmes dëbimit të mijëra punëtorëve nga vendet e punës, largimin e studentëve nga hapësirat e tyre universitare, burgosjen e veprimtarëve politikë, nga të cilët, kishte edhe gra nga vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

“Ato gra kanë qenë pjesë e lëvizjeve popullore që kërkonin liri dhe pavarësi, të predispozuar për të garantuar një shoqëri të drejtë. Ato kanë luftuar kundër pushtuesit duke u rreshtuar edhe në luftën çlirimtare të armatosur dhe janë angazhuar aktivisht edhe në afirmimin ndërkombëtar të kauzës”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se edhe përkundër këtyre sfidave që janë përcjellë me vite të tëra, gratë në Kosovë nuk u ndalën asnjëherë në arsimimin e tyre për të rezultuar çdo herë e më shumë prezencë dhe ndikim direkt në të gjitha sferat e shoqërisë, dhe sot duke qenë protagoniste në vendimmarrje dhe orientime politike.

May be an image of 6 people, people studying and text

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika