BQK-ja dhe AKK-ja takohen për çështje të konkurrencës në sektorin financiar

Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja dhe U.D, Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare kanë pritur në takim Kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi dhe U.D, Drejtorin e Përgjithshëm, Selajdin Beqa

Pamje nga takimi

Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja dhe U.D, Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur në takim Kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi dhe U.D, Drejtorin e Përgjithshëm, Selajdin Beqa.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes dy institucioneve me qëllim të koordinimit të politikave, bazuar në implementimin e legjislacionit.

“U.D, Guvernatori Bashkim Nurboja me këtë rast ka potencuar se BQK-ja, ka për qëllim mbrojtjen e konkurrencës, gjithnjë në frymën e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe shprehu interesimin që bashkëpunimi mes BQK-së dhe AKK-së të avancojë edhe më tutje”,thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Në këtë takim U.D, Guvernatori Nurboja ka kërkuar që Autoriteti i Konkurrencës të shikojë rastet, ku kemi ankesa nga institucionet financiare jobankare për kufizimin e aktivitetit ekonomik, që po iu shkaktohet nga disa banka.

“Mbyllja e xhirollogarive në mënyrë të njëanshme të institucioneve financiare jobankare nga ana e disa bankave nuk është praktikë e mirë, e sidomos kur nuk ka arsyetime të mjaftueshme”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika