Dugolli i VV-së fton mediat për t’u treguar rreth një “çështjeje të rëndësishme”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka ftuar mediat për t'u treguar rreth një "çështjeje të rëndësishme"

Enver Dugolli, LVV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka ftuar mediat të nesërmen në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në orën 11:00, për ta ndjekur një adresim të tij për një çështje, sipas tij “shumë të rëndësishëm”.

“Të nderuara media,

Të dashur dhe të respektuar gazetarë/e,

Ju ftoj që nesër, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ora 11:00, të vini dhe të ndiqni një adresim timin për një çështje shumë të rëndësishme.

Pyetjeve tuaja do u përgjigjem me kënaqësi, ndërsa në fund do ua shpërndajë edhe materialin e zgjeruar më qëllim të informimit më të detajuar për arsyejen e paraqitjes sime për opinionin”, ka shkruar Dugolli.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika