Rikthehet në operim njësia A5 e termocentralit Kosova A

Njësia A5 e termocentralit Kosova A, është rikthyer në operim, ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Njësia A5 e termocentralit Kosova A, është rikthyer në operim.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Këtë lajm, ministrja e këtij dikasteri e ka quajtur si një dhuratë nga punonjësit e Kosovës A.

“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”, shkroi ajo.

May be an image of 5 people

Ajo ka shprehur mirënjohje të pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5.

“Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, shtoi Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika