Mehaj takon ministrin e Jashtëm nga Bangladeshi, kërkon mbështetje në procesin e njohjeve të reja për Kosovën

Ministri Armend Mehaj me theks të veçantë ka kërkuar nga ministri Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të Bangladeshit, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën

Në vazhdim të vizitës në Bangladesh, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka realizuar takimin zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, A.K. Abdul Momen.

Në këtë takim, Mehaj me theks të veçantë ka kërkuar nga ministri Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të Bangladeshit, të cilat ende nuk na kanë njohur vendin tonë.

“Ministri Mehaj së bashku me Ministrin Momen diskutuan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën  mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, si dhe për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal”, thuhet në njoftimin për media.

Në fund të takimit, Mehaj shprehu falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se duke ndarë vlera të përbashkëta të demokracisë, të paqes dhe të lirisë, bashkëpunimi ynë me shtetin e Bangladeshit do të jetë në nivelin e duhur.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika