Kurti dhe Lajçak takohen sot në Prishtinë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mëngjesin e së hënës.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, pas tij, Lajçak pritet ta vizitojë edhe Serbinë.

Në kuadër të këtyre vizitave, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve, me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Në takimin e fundit në mes të dy palëve të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtim për deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

Njëherit, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft ky i cili u refuzua nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika