Kurti pas takimit me administratoren e USAID-it: Nga fjalët në vepra lansuam ankandin e parë të energjisë solare

Kryeministri i vendit pas takimit me administratoren e USAID-it, Samantha Power ka thënë se "nga fjalët në vepra, së bashku me të dhe me ministren Rizvanolli lansuam ankandin e parë të energjisë solare me kapacitet prej 100 megavat, duke çliruar potencialin energjetik të vendit tonë"

Kryeministri Kurti dhe administratorja e USAID-it, Samantha Power

Kryeministri i vendit pas takimit me administratoren e USAID-it, Samantha Power njoftoi se kanë diskutuar për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Gjatë drekës së punës dhe takimit në kryeministri folëm për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm, por edhe për zhvillimet e fundit në vend, për qeverisjen, themelimin e Fondit Sovran e për Marrëveshjen Bazike arritur në Bruksel, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Kurti.

Kurti është shprehur se “nga fjalët në vepra”, së bashku me administratoren Power dhe minsitren Rizvanolli kanë lansuar ankandin e parë të energjisë solare me kapacitet prej 100 megavat.

“Të gjithë e kemi parasysh logon e USAID. Dora që na ndihmoi që të ngritemi nga rrënojat e luftës më shumë se dy dekada më parë, USAID, tani është dora e partnerit të besueshëm në rrugën e pavarësimit nga lëndët fosile, dhe drejt energjisë së pastër”.

Shpallet ankandi i parë për parkun me energji solare, Kurti: Vizioni ynë është i qartë që të garantojmë pavarësi energjetike

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika