Policia gjobiti një tifoz pas ndeshjes Gjilani – Drita për sjellje jokorrekte

Pas ndeshjes midis Gjilanit dhe Dritës në Superligën e Kosovës, një tifoz është gjobitur për sjellje huligane kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

Gjilani dhe Drita kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbit të javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll, duel që u zhvillua të dielën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për RTV Dukagjinin se është gjobitur një person për sjellje huligane. Por, sipas tij, nuk ka asnjë rast të hapur për incidentin e ndodhur në Gjilan.

“Është shqiptuar një kundërvajtje për sjellje huligane ndaj një tifozi. Ndërsa incidente tjera nuk ka pasur.  Policia e Kosovës nuk ka hapur asnjë rast”, deklaroi Hashani.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika