Konjufca: S’ka zhvillim pa barazi gjinore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kuvendi i Kosovës ka qenë nikoqir i seminarit “Promovimi i një parlamenti me ndjeshmëri gjinore”, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, Rrjeti i Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Seminari në fokus kishte marrjen parasysh të barazisë gjinore në procesin legjislativ.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmendi veprimet që po i ndërmerr Kuvendi i Kosovës si ligjvënës për ta luftuar pabarazinë.

“Republika e Kosovës mburret me prezencën e saj në Rrjetin e Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë. Njerëzimi që të jetë njerëzor nuk është i mundshëm pa barazinë e gruas dhe të burrit, prandaj më vjen mirë që Rrjeti i Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë përmes këtij seminari po e vë në spikamë barazinë gjinore, sepse pa barazi gjinore, nuk ka barazi gjinore”, tha Konjufca.

Sipas tij, nuk mund të arrihet zhvillim nëse nuk ka barazi ndërmjet burrave e grave.

“Aspekti bazik i qytetërimit është barazia e grave me burrat. Kosova po bën veprime të shumta dhe po merr masa të vazhdueshme për ta luftuar pabarazinë. Në vitin 2020, Kuvendi e miratoi Konventën e Stambollit, kurse vitin e kaluar u miratua strategjia kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave”, tha tutje Konjufca.

Kryetarja e Rrjetit të Grave Parlamentare të APF, njëherit deputete dhe zëvendëspresidente e Asamblesë Kombëtare të Kebekut, Chantal Soucy, përmendi luftën e fundit në Kosovë, me ç’rast tha se shumë prej viktimave të luftës ishin edhe gra. /EO

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika