Ish-gjykatësi i Kushtetueses komenton deklaratat e Kurtit

Kadri Kryeziu, ish-gjykatës i Kushtetutës

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti mbi çështjen e kryeprokurorit të shtetit.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Kryeziu ka thënë se nëse Kurti do të zgjedhë një kryeprokuror që shtyen përpara politikat, i njëjti duhet ta ndryshojë Kushtetutën dhe jo vetëm.

“Nëse ai (Kurti) dëshiron në këtë mënyrë ta zgjedhë një kryeprokuror, i cili ai mendon se i favorizon apo i con përpara politikat e saj, duhet të ndryshojmë Kushtetutën edhe ligjin e Prokurorisë…ashtu duhet ta ndryshojë edhe kompozicionin e Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës si institucion i pavarur kushtetues”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjersa ka folur rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka thënë se në të kaluarën ka pasur “keqpërdorime marramendëse”, mirëpo sipas tij, ato asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë.

“Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK, në të kaluarën ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë, përkatësisht nga Prokuroria. Prokuroria është shumë e zellshme në këtë rast kur fitimi i KEK-ut në vitin 2022 ka qenë 107 milionë euro, natyrisht që udhëheqja e re e KEK-ut ka deponuar me dhjetëra fakte dëshmi materiale për keqpërdorimet që i ka gjetur aty. Mirëpo zelli i prokurorisë për t’u marrë me deponimet e fakteve e dështimeve për keqpërdorimet e mëhershme ka qenë zero. Ndërsa, zelli për t’u marrë me kryeshefin Krasniqi, i cili vitin 2022 bashkë me ekipin e vet dhe me punëtorët e KEK-ut ia solli 107 milionë euro fitim ishte maksima”, ka thënë ai gjatë seancës së Kuvendit.

Në faltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kurti kishte thënë se nuk ka dyshim që në Prokurorinë e Shtetit ka një “disponim politik negativ” ndaj Qeverisë.

“Të nderuar deputetë, unë nuk kam dyshim që në Prokurorinë e shtetit, dhe atë sa më lart, aq më shumë ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë, dhe jo vetëm ndaj meje si kryeministër, por ndaj qeverisjes sonë, por jo edhe ndaj qeverisjes sonë, por edhe pushtetit të ri të dalë nga 14 shkurti i viti 2021, që e sollën ndryshimin e madh në Kosovë”, ka deklaruar tutje ai.

Dhe, sipas tij, e gjithë kjo lidhet me prokurorin Isufaj.

“Bëhet fjalë për një prokuror i cili është i mirënjohur në skenën tonë publike që në rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së Dino Asanaj, e kategorizoi në vetëvrasje, ndërsa, në rastin e vetëvrasjes së ish-drejtorit te informimit në kryeministri Hamdi Sopa, e shndërroi në vrasje. Bëhet fjalë për një kryeprokuror që asnjë rast nuk e ka fituar në gjykatë”, ka thënë tutje Kurti.

Pas arrestimit të kryeshefit Krasniqi, reagime të ashpra ka pasur edhe nga deputetët dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzojnë organet e drejtësisë për arrestime të urdhëruara.

Ata e konsiderojnë arrestimin e Krasniqit si pjesë e luftës politike kundër Qeverisë, duke thënë se kjo është hakmarrje e Blerim Isufajt që nuk po bëhet kryeprokuror.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika