Katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër person. Ndërsa, e përfshirë në këtë aksident ka qenë edhe një veturë e policisë

Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Mazgit.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, të lënduarit kanë marrë trajtim trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Po ashtu, e përfshirë në këtë aksident ka qenë edhe një veturë e policisë.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.  Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Po ashtu, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Ndërkohë, radhët e gjata të automjeteve në fshatin Mazgit po vazhdojnë edhe tani pas aksidentit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika