Kurti: Diaspora është pasuri e çmuar e vendit tonë, me Ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund një padrejtësie

Në fjalën e tij në platformën “Diaspora flet”, Kurti ka thënë se diaspora shqiptare paraqet një pasuri për Republikën e Kosovës. Ai ka thënë se korniza ligjore për mërgatën është drejt përfundimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se diaspora shqiptare vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tërësishëm të Republikës së Kosovës.

Në fjalën e tij në platformën “Diaspora flet”, Kurti ka thënë se e njëjta paraqet një pasuri për vendin.

“Diaspora shqiptare ka luajtur dhe vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, politik dhe social të Kosovës…diaspora është moti pasuri e çmuar e vendit tonë. Ne e njohim mirë rolin e tyre, por edhe vlerësojmë potencialin si një ndër burimet kryesore për zhvillim”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se korniza ligjore për mërgatën do të jetë një lehtësim për ta. E njëjta është drejt finalizimit ka treguar ai, gjersa ka theksuar se korniza parasheh që mërgata të ketë lehtësim real në shprehjen e vullnetit të tyre.

“Me Ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund një padrejtësie ndaj mërgatës. Ajo do të ketë lehtësim real, ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programin për të lidhur diasporën me vendlindjen. Më Shqipërinë po punohet për mësimin plotësues, sidomos për librat që të ruajmë gjuhë te diaspora”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika