Konjufca për mërgatën: Po aq sa ishte e rëndësishme e përcaktuese për të kaluarën, është edhe për të ardhmen

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se mërgata shqiptare mbetet e rëndësishme dhe përcaktuese në të ardhmen e Kosovës, po aq sa ishte edhe në të kaluarën.

Në kuadër të fjalës hyrëse në Konferencën “Diaspora Flet 2023”, Konjufca ka thënë se kontributi i mërgatës në Kosovë mbetet i vazhdueshëm.

“Ky kontribut i mërgatës tonë ka qenë konstant dhe vjen deri tek organizimi  i luftës sonë çlirimtare në  krye me UÇK-në, një përpjekje madhështore e cila  në thelb kishte dy  qëllime: arritjen e lirisë sonë dhe  krijimin e një shteti të fuqishëm…mendoj që  në masë të madhe  është arritur në mënyrë të suksesshme e këtu sërish mërgata ka qenë vendimtare përmes kontrubutit të vet. Edhe në procesin tonë pas shpalljes së pavarësisë, këto 15 vite deri tash, le ta quajmë procesin e shtetndërtimit, unë konsideroj që mërgata është e pazëvendësueshme. Më lejoni të konstatoj se po aq sa ishte vendimtare në të kaluarën, po aq sa e përcaktoi të kaluarën tonë dhe arritjet tona deri këtu sot, mendoj që është po aq e rëndësishme dhe e përcaktueshme është edhe për të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se tashmë është nevoja për të hapur kapitullin e dytë të vendin, e që në të përfshihen dy faza në relacion të ngushtë me mërgatën. Ajo e krijimit të mekanizmave për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe mërgata si komponente ekonomike e vendit.

Ai vlerëson se është më se urgjente që të zhvillohen shkollat e organizuara, posaçërisht për fëmijët e mërgimtarëve.

“Unë mendoj që është më se urgjente, dhe këtu mendoj jo vetëm si politikë të Republikës së Kosovës, ku do duhej përfshirë edhe ajo e Shqipërisë, sepse ne si popull ndajmë edhe të njëjtën gjuhë…është moment i fundit besoj unë, që të krijohen mekanizma vërtet të fuqishëm që me e realizu këtë projekt i cili është nacional. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se si mundësohet…është padyshim edukimi dhe arsimi”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se “fëmijët e mërgimtarëve të cilët kanë lindur dhe zhvilluar atje e që janë integruar besa shumë mirë, kanë nevojë për shkollën e cila drejtpërdrejt organizohet nga Republika e Kosovës e të cilën me keqardhje e them, e besa edhe me faj, nuk ka rritur të organizohet deri tash”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika