Shahini: S’ka tendencë të avancimit pa kritere, por kërkesë për zbatimin e rregullores

Labinot Shahini, asistent në Fakultetin e Mjekësisë, ka deklaruar se nuk ka një tendencë të avancimit pa kritere në ngritje të pozitës, por kërkesë për zbatimin e rregullores në mënyrë të drejtë.

“Ka qëlluar Driton Vela (asistent në Fakultet të Mjekësisë) që ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, unë kam qenë më përpara në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk e di që jemi shkëputur ndonjëherë. Por, edhe shumica e grupit tjerë nuk ka asnjë bindje politike, asnjë nuk dëshiron të avancohet pa kritere. Këtu nuk është tendenca e avancimit pa kritere, këtu është kërkesa e zbatimit të rregullores në Fakultetin e Mjekësisë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Shahini në Debat Plus ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me numrin e studentëve që janë pranuar në programin e Mjekësisë të Përgjithshme, duke vënë në dukje se rregullorja parashikon një numër maksimal të studentëve për çdo vit akademik, por ky numër, sipas tij, është tejkaluar.

Kjo situatë, sipas tij, çon në mungesën e orarit të mjaftueshëm dhe në cilësinë e dobët të ligjëratave.

“Në Mjekësi të Përgjithshme çdo rregullore thotë se numri maksimal i studentëve, e vitit 2017 ka thënë me 70, 2021 me 60 studentë maskimlaisht, tani është me 30 35 studentë ndërsa, mbahet mësimi me mbi 100 studentë. Kjo e pamundëson krijimin e numrit të ri të orëve dhe po ashtu e pamundëson mbajtjen e mirëfilltë të ligjëratave”, është shprehur Shahini.

Gjithashtu, Shahini ka theksuar se profesori i fundit që është zgjedhur ka qenë në vitet 2003 dhe 2004, dhe se pritet të pensionohet në dhjetor të këtij viti.

Ai ka kritikuar tendencën e mbajtjes së monopolit në disa lëndë specifike në fakultetin e tij, duke përmendur rastin e katedrës së tyre.

Shahini ka thënë se në disa lëndë bëhet konkurs për zgjedhjen e stafit, ndërsa në lëndë të tjera kjo mundësi bllokohet.

“Profesori i fundit kur është zgjedhur është në vitin 2003 dhe 2004 dhe pensionohet në dhjetor të këtij vitit. Profesoresha tjetër, dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, që nuk e di ku është tendenca, është tendenca mbajtjes së monopolit në lëndë të caktuara. Në lëndë të ndryshëm shpallet konkursi, ndërsa në lëndë të caktuara bllokohet, siç është rasti i katedrës sonë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika