Tre persona të vdekur si pasojë e sulmeve me thikë dhe armë zjarri në Japoni

Policia japoneze, ka njoftuar se tre persona, duke përfshirë dy oficerë policie, janë vrarë në Nagano në Japoninë qendrore të enjten dhe një i dyshuar me pushkë dhe thikë është fshehur brenda një shtëpie

Zyrtarë policorë në Japoni.

Tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me thikë dhe të shtënave me armë zjarri në qendër të Japonisë, kanë thënë mediat lokale.

Sulmuesi i dyshuar raportohet të ketë therur një grua, para se të sulmonte me armë zjarri dy zyrtarë policorë në qytetin Nakano.

Më vonë, sulmuesi e ka plagosur edhe një person tjetër.

I dyshuari që besohet se është bujk, në të 30-at, është fshehur në një ndërtesë pas incidentit.

Sipas mediave japoneze, nëna e të dyshuarit ka ikur nga ndërtesa ku është fshehur i biri.

Sulmet me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, pavarësisht vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, në korrik të vitit të kaluar, raporton REL.

Abe ka qenë kryeministri që ka udhëhequr më së gjati në Japoni dhe vdekja e tij e ka tronditur shtetin.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Japoni dhe shumë rrallë raportohet për sulme të dhunshme.

Më 2014, në Japoni janë regjistruar vetëm gjashtë incidente apo vdekje si pasojë e armëve, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 33.599.

Njerëzit duhet të kalojnë teste shumë të vështira dhe teste të shëndetit mendor, në mënyrë që të blejnë një armë në Japoni.

Edhe pas kalimit të testeve, ata mund të posedojnë vetëm disa lloje armësh.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika