Pesë policë me lëndimet të lehta trupore pas trazirave në Zveçan 

Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar lehtë në veri të vendit. Protestuesit kanë përdorur dhunë dhe kanë dëmtuar makinat zyrtare

Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta trupore, pas tensioneve të cilat u krijuan në komunën e Zveçanit gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare se të lënduar nga zyrtarët policorë kanë mbetur pesë.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë, të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, “zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetërorë, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi”
Po ashtu, sipas tyre, janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë.

Në njoftim thuhet se pas këtyre ngjarjeve policia është detyruar t’i përdorë mjetet e tyre për vetëmbrojtje.

“Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”, ka thënë ai.

Lidhur me veprimet e deritanishme, Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilat rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika