Yll Limani tregon versionin e femrës ideale

Karakteristika e femrës ideale për Ylli Limanin është karakteri i fortë

Yll Limani

Yll Limani është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në Kosovë, por për jetën e tij sentimentale Limani është i rezervuar.

Në një intervistë për “A Live Night” në Top Channel, Yll Limani ka treguar disa karakterika të vajzës ideale për të.

“Vajza nuk është një trofe siç e konsiderojnë disa njerëz në industri”.

”Por, udhëtoj nëpër zemra, me dijeni nuk kam lënduar shumë asnjë deri tani. Jam shumë kurioz se si do të ndihem nëpër koncerte se e mendoj ndonjëherë (kur të gjej vajzën që dua), por kam me e ditë që edhe ajo do ta paguajë atë faturën e vet, se po vjen në një tokë pak problematike. E di që do të gjejë dikë me karakter të fortë”, është shprehur Limani, transmeton për Top Channel.

Këngëtari kosovar tutje ka shtuar se mund të ndihet i vetmuar kur ”hy në atë kontinent që askush nuk e kupton”.

”Është një kontinent toksik që nuk rri shumë gjatë, por vetmia vjen si pasojë e punës, se je gjithë kohën në mendime për këngën e re, tekstin e ri, veshjen e re dhe fillon me i zgjidhë disa probleme, nuk e bëj shumë shpesh, dy deri tri ditë jam diku vet, gjëja më e vështirë është kjo që po bëj sot, por sapo del unë do ta shoh veten dhe them ‘uu’”.

Yll Limani

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika