Policia pozicionohet te komuna e Zveçanit – kryetari i Leposaviqit në objekt, ai i Zveçanit jo

Gjersa përcjellin foto nga vendi i ngjarjes, ekipi i RTV Dukagjini bën të ditur se në komunën e Zveçanit nuk ka arritur akoma kryetari Ilir Peci. Ndërkaq, është e konfirmuar se kryetari i komunës së Leposaviqit tashmë ka shkuar në objektin e komunës që ka fituar

Trupa të Policisë së Kosovës në afërsi të Komunës së Zveçanit. Foto: Doruntina Bylykbashi, RTV Dukagjini

Trupa të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në afërsi të komunës së Zveçanit.

Ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se në komunën e Zveçanit nuk ka arritur akoma kryetari Ilir Peci.

Përmes një telefonate, Peci i ka thënë Dukagjinit se nuk do të dal në komunë pasi është ditë e shtunë.

E njëjta nuk mund të thuhet për kryetarin e Leposaviqit.

Është konfirmuar për Dukagjinin se kryetari i komunës së Leposaviqit tashmë ka shkuar në objektin e komunës që ka fituar.

Trupa të Policisë së Kosovës në afërsi të Komunës së Zveçanit. Foto: Doruntina Bylykbashi, RTV Dukagjini
Policia e Kosovës në afërsi të Komunës së Zveçanit. Foto: Doruntina Bylykbashi, RTV Dukagjini

Njësoj si të premten, ekipi i RTV Dukagjini po qëndron në komunat në veri të vendit, për të raportuar mbi situatën atje.

Ishte e premtja dita kur kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, një ditë pas betimit të tyre, u futën në zyrat e tyre në komuna, nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.

Një masë e tillë erdhi pasi banorët lokalë serbë kundërshtuan shkuarjen e tyre aty, në zyrat që dikur përdoreshin nga zyrtarë serbë.

Nën tensionet e situatës, protestuesit hodhën gurë, dogjën veturat e Policisë së Kosovës e njëherit, gjatë grumbullimit të tyre u dëgjuan të shtëna armësh. Këto veprime të tyre detyruan Policinë që të përdorte gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit.

Megjithatë, të gjithë kryetarët e komunave veriore arritën që me asistimin e Policisë të hynin brenda komunave.

Situatat e së premtes nxitën reagimet e ndërkombëtarëve, me ç’rast të njëjtit shprehën shqetësimet dhe kritikat e tyre ndaj atyre që i quajtën “masa të dhunshme”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çdo opsion tjetër i veprimeve të ndërmarra policore gjatë së premtes në veri do të ishte një mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të komunave në veri dhe jo vetëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do të duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Ai ka thënë se mbetet i vetëdijshëm mbi shqetësimet e ngritura nga faktorët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika