Hovenier niset për takim te presidentja Vjosa Osmani

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar kryetarët e komunave veriore; atë të Zubin Potokut dhe të Zveçanit. Pas këtij takimi, Hovenier është nisur për ta takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Nga ana tjetër protestat janë duke u zhvilluar në tri komunat e veriut të Kosovës, dhe policia së bashku me trupat e KFOR-it kanë marrë masa për të siguruar rendin dhe qetësinë

Foto nga arkiva

Ka përfunduar takimi në mes të ambasadorit të ShBA-së në Kovoë, Jeff Hovenier, me dy kryetarët e komunave veriore, Zubin Potokut dhe të Zvecanit.

Pas këtij takimi, Hovenier është nisur për ta takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe, kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë shkuar në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ndërsa të pranishëm kanë qenë vetëm kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, që nga mëngjesi, në tri komunat e veriut serbët lokalë janë duke protestuar para objekteve komunale. Për ta siguruar rendin dhe qetësinë, është duke u përkujdesur Policia e Kosovës bashkë me trupat e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika