Situata në veri, Bërnabiq e pakënaqur me KFOR-in: Nuk kam fjalë të mira për ta

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është shprehur e pakënaqur me reagimin e KFOR-it ndaj situatës në veri të Kosovës. Ajo ka akuzuar KFOR-in se po mbrojnë "uzurpatorët nga demokracia" dhe nuk po respektojnë parimet e demokracisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është shprehur e pakënaqur me reagimin KFOR-it gjatë ditës së hënë(sot).

Sipas saj, ky reagim i KFOR-it është i vonë pasi duhej të ndodhte të premten, duke theksuar se në veri të vendit ka pasur një “konflikt” mes popullatës serbe dhe Policisë së Kosovës, me vlerësimin se sot “ata(KFOR) po i mbrojnë uzurpatorët nga demokracia dhe qytetarët e thjeshtë”.

“Nuk kam asnjë fjalë të mirë për të thënë për partnerët tanë në BE apo partnerët tanë brenda KFOR-it, reagimi i tyre ishte shumë vonë. Ata duhej të ishin atje të premten, siç janë atje sot”, ka thënë Bërnabiq, shkruan N1.

Bërnabiq ka thënë se habitet nga bashkësia ndërkombëtare që nuk po respekton parimet e demokracisë.

“Këto janë kohë të vështira, ne jemi duke e monitoruar situatën, por ky mosrespektim i çdo parimi demokratik nga bashkësia ndërkombëtare është vërtet i habitshëm për mua, por është krejtësisht lakuriq dhe nuk thotë asgjë të mirë për to”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika