Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Panairi i 23-të i Librit, i cili organizohet në Kosovë me moton "Libri triumfon", pritet të sjellë sukses dhe pjesëmarrje të rëndësishme, duke përfshirë edhe Librarinë Dukagjini

Posteri i edicionit të 23-të të Panairit të Librit në Kosovë.

Me moton ‘Libri triumfon’, më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ndërsa mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës.

Siç ka njoftuar MKRS, këtë vit do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, me numër të titujve të rinj rreth 2 mjë dhe numër të titujve të viteve të fundit rreth 6 mijë.

“Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00 dhe do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00″, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po ashtu, në këtë panair vlen të theksohet se Libraria Dukagjini do të jetë njëra nga pjesëmarrësit.

Posteri i edicionit të 23-të të Panairit të Librit në Kosovë.

Panairi i Librit është një platformë e rëndësishme ku botuesit, librarët dhe autorët prezantojnë dhe promovojnë titujt e tyre të rinj.

Pjesëmarrja e Librarisë Dukagjini tregon angazhimin e tyre në fushën e librave dhe vlerësimin e rëndësisë së këtij panairi për tregun e librit në Kosovë.

Ata do të jenë në dispozicion për të ofruar libra të ndryshëm për vizitorët e panairit dhe të kontribuojnë në promovimin e kulturës së leximit në vend.

Gjithashtu, sipas MKRS-së, në panair do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika