Pse u anulua “DV DAY’ e u përmbyll parakohshëm “Defender 2023”?

Ushtrimi më i madh ndërkombëtar ‘Defender Europe 23″, po zhvillohej siç ishte planifikuar deri një ditë më parë kur edhe situata u përshkallëzua në veri të vendit.

Megjithkëtë, ushtrimi po vazhdonte, e deri në përfundim të tij me 2 qershor kishin mbetur akoma 4 ditë, por gjithcka u përmbyll parakohshëm të martën.

Vecse këtë vendim Ministria e Mbrojtjes e morri tek në orët e natës, kur edhe u njoftuan mediat se “DV day” është anuluar.

Kjo erdhi një ditë pasi pjestarët e KFORI-t ishin sulmuar e lënduar në Zveçan ku si pasojë 25 nga ta mbetën të lënduar, ndërkohë që SHBA-të ishin drejtuesit e këtij ushtrimi madhështor, që mbeti në gjysmë.

Ndërprerja e defenderit duket të jetë pasoja e parë e veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë së Kosvës me SHBA-të, sic është shprehur të martën në një takim me gazetarët, ambasadori Jeffrey Hovenier.

Ani pse pa prezencës e krerëve shtetërorem e ambasadorit amerikan sic u planifikua, një fjalë përshëndetëse ndodhi para pjestarëve  të ushtrive  5 shteteve që kishin kaluar 1 javë bashkë.

Udhëheqësi Amerikan, dhe gjenerali i FSK-së Enver Cikaqi iu drejtuan ushtarakëve të martën përpara se e gjitha të përfundonte.

Në ceremoninë e sotme pritej të merrnin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si  dhe personalitete nga SHBA, Shqipëria, si dhe vendet tjera partnere.

“Europe Defender” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika