Është njëra nga gazetaret e RTK-së, ajo e cila ka raportuar se në orët e mbrëmjes ka pasur një shpërthim në komunën e Zveçanit.
Siç raporton RTK, ajo tha se nuk dihet nëse ky shpërthim ishte shkaktuar nga ndonjë shok bombë apo koktej molotovi.
Sidoqoftë, gazetarja konfirmoi se janë trupat e KFOR-it, drejt të cilave, është hedhur ky mjet shpërthyes.
Ndër të tjera, e njëjta ka theksuar se një grup serbësh janë duke provokuar vazhdimisht trupat e NATO-s edhe në orët e mbrëmjes.
Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri.