Arrestohen tre serbë në Zveçan, dyshohet se ndaluan në rrugë disa automjete

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën pas mesnatës në Zveçan ka arrestuar tre serbë, të dyshuar për prishje të rendit dhe të qetësisë publike

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre serbë të dyshuar në Zveçan për prishje të rendit dhe të qetësisë publike.

Ata dyshohen se në bashkëpunim me disa persona të tjerë në rrugë kanë ndaluar disa automjete.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika