Abdixhiku: Për faj të Kurtit vendi ynë ka gjasë ta humbë sovranitetin dhe aleatët

Lumir Abdixhiku, LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, në lidhje me situatën në veri dhe raportet me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se Kosova ka përfunduar nga tensionet me bandat kriminale në veri, në tensione me ndërkombëtarë, derisa tha se Kosova është përballur këto ditë me pasoja të papara ndonjëherë.

Abdixhiku është shprehur se sanksionet ndërkombëtare vijnë nga dështimet diplomatike të kryeministrit Kurti.

“Kosova ende vazhdon të sulmohet nga bandat, e kryeministri është në sulm fatkeq ndaj miqve e aleatëve tanë ndërkombëtarë. Si rrjedhojë, Kosova ka përfunduar e përballur me tension, me pamundësi t’i ushtrojë detyrat kushtetuese të kryetarëve në veri, por ka përfunduar me sanksione, dënim e penalizim ndërkombëtar, në përmasa të papara më parë. Këto reagime të sekretarit Blinken, të departamentit amerikan, të BE-së, NATO-së, kundër shtetit tonë, në një kauzë të drejtë është si pasojë e keqveprimeve diplomatike e strategjike të një njeriu, të atij që e mban postin e kryeministrit”, ka thënë ai.

Abixhiku e ka kritikuar Kurtin, edhe për mënyrën se si ka folur për sekretarin e shtetit amerikan, Antony Blinken, të cilin e pati quajtur naiv.

Sipas tij, pa aleatët Kosvoa rrezikon ta humbë edhe sovranitetin edhe integritetin territorial.

“Ky kryeministër që para ca kohe ka pranuar që është informuar nga miqtë për gjërat që nuk i dinte, të njëjtët njerëz janë naivë, nuk dinë, por ky dinë. Në këtë përballje publike, qartë të hapur të Kosovës me gjithë botën demokratike me aleatët e Kosovës përballja jonë me Serbinë mbetet në rend të dytë, pa aleatët Kosova nuk ka gjasë ta shtrojë sovranitetin, as integritetin as stabilitetin. Vendi ynë ka gjasë ta humbasë sovranitetin dhe aleatët, këtu po na dërgon kryeministri Albin Kurti”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika