Përplasen trenat në Indi, 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në qarkun Balasore të Odishas

Njerëzit tentojnë të dalin nga njëri prej dy trenave të përplasur, 2 qershor 2023. Foto: Reuters

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 të lënduar janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në qarkun Balasore të Odishas, raporton Reuters.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po ofrohet për të prekurit, tha kryeministri indian Narendra Modi.

Treni Coromandel Express, i cili udhëton nga Kolkata në Chennai, pas përplasjes doli nga shinat dhe ra në shinat e kundërta, thuhet në raporte. Shumë njerëz janë ende të bllokuar.

“Po punojnë gati 50 autoambulanca, por duket se ka shumë të lënduar. Një numër i madh autobusësh janë duke u mobilizuar për të transferuar të plagosurit në spital”, shkroi në Twitter, sekretari kryesor i Odishas, Pradeep Jena. /REL

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika