Kurti: Nëse kryetarët do të punonin nëpër shtëpi private, ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale

“Ne nuk mund t’u bëjmë struktura paralele strukturave paralele”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri të Kosovës do të fillonin punën nëpër shtëpi private atëherë ky sipas tij do të ishte një betonim i strukturave paralele ilegale.

Kështu është shprehur kreu i ekzekutivit t në një intervistë për “The Geopost”, teksa ka folur mbi zhvillimet në veri të vendit dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Nëse kryetarët do të fillonin punën nëpër shtëpi private ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale”, ka thënë ai teksa ka shtuar se “ne nuk mund t’u bëjmë struktura paralele strukturave paralele”.

Ai ka potencuar se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë.

Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorët e KUINT-it në Kosovë dhe natyrisht që kur u njoh procesi zgjedhor të cilin e patëm shtyrë për katër muaj në katër komunat në veri, kur u njoh rezultati, kur u njoh betimi ne nuk kishim tjetër zgjidhje përveçse kryetarët të fillojnë punën në vendin e tyre”, shtoi më tej Kurti.

Ndonëse e konsideron një situatë të vështirë, megjithatë kreu i qeverisë konsideron se kanë vepruar në mënyrë të duhur.

“Pra, ishim në një situatë të vështirë, ku nuk kishim zgjidhje ideale, mirëpo megjithatë mendoj që kemi vepruar mirë dhe jemi shumë falënderues për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që na e kanë dhënë dhe po na e japin”.

Po ashtu, ai ka thënë se “nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në qasje, nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në elemente taktike le të themi të operacioneve që zhvillojmë dhe për sa i përket vlerave, qëllimeve, interesave, bindjeve, vizioneve ne nuk kemi absolutisht asnjë dallim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika