Indi, hetimet paraprake: Një gabim në sistemin e sinjalizimit shkaktoi përplasjen e trenave

Një zyrtare indiane e hekurudhave tha se një gabim në sistemin elektronik të sinjalistikës mendohet të ketë shkaktuar përplasjen e një treni pasagjerësh me një mallrash dhe daljen nga shinat të një treni të dytë pasagjerësh.

Incidentet shkaktuan vdekjen e 275 personave dhe lëndimin e 900 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi në shtetin Odisha dhe konsiderohet si një nga katastrofat hekurudhore me numrin më të madh të viktimave në vend ndër dekada.

Fillimisht autoritetet thanë se numri i viktima ishte mbi 300 vetë, por pas një rishikimi të saj, shifra rezultoi të ishte më e ulët.

Zyrtarja indirane Jaya Verma Sinha tha se do të bëhet një hetim i detajuar për të kuptuar nëse gabimi, ishte njerëzor apo teknik. Ajo tha se dy trenat me 2296 pasagjerë në bord po udhëtonin me shpejtësi normale.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Kryeministri Narendra Modi është përqendruar në modernizimin e rrjetit hekurudhor të epokës koloniale britanike.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë, në Indi ndodhin çdo vit disa qindra aksidente hekurudhore./VOA

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika