Nuk iu ndal policisë, tentoi arratisjen me veturë – arrestohet 21-vjeçari në kërkim në Shtime

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv është arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtime, pas një ndjekjeje në komunikacion, ku i dyshuari kishte refuzuar të ndalonte dhe kishte kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 29 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur hetuesit e Stacionit Policor në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, kanë vërejtur një automjet, shoferi i të cilit nuk u kishte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

Zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim, por shoferi nuk është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen. Pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit nga automjeti policor, i dyshuari ka rritur shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme në komunikacion, përfshirë tejkalime edhe mbi trotuar.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, i dyshuari ka hyrë në rrugën “12 Qershori”, ku pasi ka hasur në rrugë pa dalje ka ndaluar automjetin dhe është larguar me vrap.

Njëri nga hetuesit policorë ka vazhduar ndjekjen në këmbë dhe, pas urdhrave verbalë për ndalim, ka arritur ta neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin.

Policia ka bërë të ditur se pas shoqërimit në stacionin policor është konstatuar se personi i arrestuar ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv. Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arratisur nga institucioni korrektues gjatë vuajtjes së dënimit dhe për rreth tre vjet kishte qëndruar jashtë vendit.

Me vendim të gjyqtarit kompetent, i dyshuari me inicialet A.S., 21 vjeç, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Gjatë tentativës për arratisje dhe arrestimit, i dyshuari ka bërë rezistencë aktive dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF-në e Shtimes.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, garantimin e sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika