Konfiskohen 70 metër kub dru, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Drunjtë e konfiskuar

Policia Kufitare e Kosovës, ka njoftuar se “gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub”.

Sipas njoftimit dyshohet se sasia e drunjve të kontrabanduar është sjellë nga Serbia.

“Pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, “me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, ku po ashtu në vendngjarje kanë dalë inspektorët qendrorë të Pylltarisë së Kosovës”.

Me urdhër të prokurorit sasia e dunjëve janë konfiskuar  nga shërbimi doganor në terminalin “Dheu i Bardhë”, derisa njësitë relevante policore janë duke trajtuar rastin sipas procedurave të mëtejme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika