Stoltenberg: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të gjithë aleatët pajtohen se dera e NATO-s mbetet e hapur, që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk ka të drejtë vetoje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk mund ta ndalojë anëtarësimin eventual të Ukrainës në aleancën perëndimore të mbrojtjes ushtarake.

“Të gjithë aleatët pajtohen se dera e NATO-s mbetet e hapur, që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk ka të drejtë vetoje”, tha Stoltenberg më 6 qershor.

Deklarata e Stoltenbergut erdhi gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë, për bisedime me presidentët e vendeve anëtare të aleancës në kufirin e saj lindor, të ashtuquajturin grupi i Nëntë i Bukureshtit.

Nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar e ka intensifikuar aktivitetin e NATO-s, aleancës së themeluar pothuajse 75 vjet më parë, për ta kundërshtuar Bashkimin Sovjetik.

Bisedimet në Bratisllavë vijnë pak para samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius, ku Stoltenberg tha se aleanca veriatlantike do të marrë vendime “shumë të rëndësishme”.

“Ne do ta përforcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një pako shumëvjeçare të ndihmave, për t’u ndihmuar të kalojnë nga standardet e epokës Sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellim Ukrainën më afër NATO-s”, tha ai, shkruan REL.

“Ne duhet të pajtohemi për një përkushtim më të madh për t’i rritur investimet në mbrojtje”, shtoi Stoltenberg.

Ukraina ka kërkuar disa herë anëtarësimin në NATO, mirëpo Stoltenberg ka thënë më parë se anëtarësimi në mes të një lufte nuk është opsion.

Ai gjithashtu tha se po “punonte shumë për t’u siguruar që ne do ta mirëpresim Suedinë sapo të bëhet anëtare e plotë e kësaj aleance”.

Suedia dhe Finlanda kaluan nga politika e mbajtur për dekada të tëra për mosrenditje ushtarake dhe aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Finlanda u anëtarësua zyrtarisht në NATO muajin e kaluar, në prill.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika