Lajçak pas takimit me Osmanin: Theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike për situatën në veri

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orët e paradites të së martës, ku i pranishëm ishte edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kryetemë në këtë takim ishte situata në veri.

Emisari Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në këtë takim u theksua rëndësia e gjetjes së një zgjidhjeje politike që mundëson depërshkallëzimin e situatës dhe kthimin në normalitet.

“Sot në mëngjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kemi diskutuar për situatën në veri të Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që mundëson depërshkallëzimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, ka shkruar Lajçak.

 

Ndryshe, të martën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, në njoftimin e Zyrës së presidentes thuhet se në takim Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

“Sipas presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

Në takim me të dy emisarët, presidentja Osmani potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-në dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika