Gërvalla në një tavolinë me Blinken, merr pjesë në konferencën “Koalicioni Global”

"Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë ministrja Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, po merr pjesë në konferencën “Koalicioni Global”.

Ministrja Gërvalla është parë ulur në të njëjtën tavolinë me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

No description available.

Ajo në një postim në Twitter, ka thënë se “Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Ndryshe, ministrja Gërvalla ka pasur një diskutim të frytshëm me ministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tariq Ahmad.

Ajo ka njoftuar se së bashku mbuluan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe adresuan ndikimet malinje në rajonin tonë.

“Mirënjohës për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar si një aleat i besueshëm”, shkroi Gërvalla.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika