Kurti në bisedë telefonike me Cleverly: Vetëm sundimi i ligjit hap rrugën për zgjedhje të parakohshme

Kreu i Ekzekutivit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri, dhe ka theksuar se prania efektive e sundimit të ligjit do ta bënte të mundur një de-eskalim dhe zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën e Veriut, James Cleverly

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, biseda ishte e përqendruar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit, për të cilën kryeministri Kurti e ka njoftuar sekretarin Cleverly për kronologjinë e ngjarjeve dhe e përditësoi me më të rejat.

Kurti ka thënë se situata këto ditë është përgjithësisht e qetë sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë.

Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai ka thënë se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, ka theksuar kryeministri.

Po ashtu, ai ka diskutuar edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar.

Gjithashtu e Kurti e ka njoftuar sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi.

Kryeministri ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Lord Stuart Peach teksa ka shprehur falënderimin për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika