Sulmi me thikë në Francë, fëmijët e sulmuar në gjendje stabile

Policia arrestoi sulmuesin me thikë pasi ai hyri në një kënd lojërash për fëmijë për të kryer sulmin. Fëmijët e plagosur, nga një deri në tre vjeç, tashmë po trajtohen në spital dhe janë në gjendje stabile

Lulet e vendosura në parkun ku u sulmuan fëmijët, pas sulmit
Lulet e vendosura në parkun ku u sulmuan fëmijët, pas sulmit

Katër fëmijët të cilët u goditën me thikë në një park në Annecy, në juglindje të Francës, tani janë në një gjendje të qëndrueshme, thanë zyrtarët për BBC.

Fëmijët nga një deri në tre vjeç po trajtohen në spital.

Policia arrestoi sulmuesin me thikë, pasi ai hyri në një kënd lojërash për fëmijë për ta kryer sulmin.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë britanik trevjeçar, ndërsa një tjetër holandez. Dy të rritur gjithashtu u plagosën.

I dyshuari, siç ka konfirmuar Policia, është një sirian 31-vjeçar, i cili kishte statusin e refugjatit në Suedi.

Deputeti rajonal, Antoine Armand, e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po hetonin, por dinin “shumë pak”.

Pamjet video të sulmit të ngarkuara në mediat sociale – tepër grafike për t’u transmetuar – tregojnë një shesh lojrash të vogël, ku jeta po vazhdon normalisht. Fëmijët vrapojnë përreth dhe prindërit e kujdestarët e tyre janë aty. Pastaj, hyn një burrë me thikë dhe shumë shpejt dëgjohen britma.

Kryeministrja franceze, Élisabeth Borne dhe ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, shkuan në vendin e sulmit. Borne tha në një konferencë për shtyp se sulmuesi “nuk ka të dhëna kriminale apo psikiatrike”.

Ndërkaq, prokurorja e Annecy, Line Bonnet-Mathis, u tha gazetarëve se sulmi nuk kishte motive terroriste.

Policia thotë se i dyshuari ka statusin e refugjatit në Suedi dhe së fundmi ka ardhur në Francë, duke lënë pas një grua dhe një vajzë trevjeçare. Në një kërkesë të pasuksesshme për azil vitin e kaluar për statusin e refugjatit në Francë, ai tha se ishte një krishter sirian.

Gjatë incidentit, sulmuesi thirri emrin e Jezu Krishtit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika