Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Gashi: Partneriteti me ShBA-të nuk është shkëputur

Xhavit Gashi, ish-atasheu i Kosovës në ShBA ka thënë se me përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga “Defender Europe 23”, partneriteti me ShBA-të "nuk është shkëputur"

Ish-atasheu i Kosovës në ShBA, Xhavit Gashi

Xhavit Gashi, ish-atasheu i Kosovës në ShBA në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga “Defender Europe 23”, ka thënë se nuk është ndjenjë e mirë.

“E mira në këtë punë është që nuk janë ndëshkuar për mos-përgatitje, fatmirësisht ata kanë treguar rezultate shumë të larta edhe gjatë përgatitjes…Partneriteti nuk është shkëputur”, ka thënë Gashi.

“Por normalisht ndjenja tek ushtarakët nuk është e mirë sepse ndoshta është mbetë tek momenti i festimit të gjithë asaj arritjeje që është bërë me shumë mund gjatë gjithë viteve sepse ky nuk është rezultat i vetëm një viti për këtë përgatitje”, ka shtuar Gashi.

Gashi ka shtuar tutje se gjatë viteve të kaluara nuk kemi pasur liri, sepse sipas tij nuk kemi pasur partneritet.

“Kur e kemi krijuar partneritetin atëherë ne duhet besojmë që ai partneritet ekziston, të njëjtit njerëz që na kanë ndihmuar që të arrijmë lirinë, nga gjithë ajo robëri, të njëjtit janë të interesuar të na ndihmojnë që të ruajmë sovranitetin tonë dhe bashkë me ta të koordinohemi dhe të ecim përpara”, ka theksuar ish-atasheu i Kosovës në ShBA.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika