“Plagët e lirisë për mua janë të çmueshme, edhe pse ende ndjej dhimbje”, luftëtari i UÇK-së rrëfen për momentin e plagosjes dhe Ditën e Çlirimit të Kosovës

"Plagët e lirisë për mua janë shumë të cmueshme, kam një plagë të madhe e tjetrat janë më të vogla. Gjatë luftës jamë plagosur ballë për ballë me forcat serbe. Ku aty mora plagët, sidomos një plagë më të rëndë"

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murat Lokaj

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murat Lokaj, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka rrëfyer për momentin e plagosjes nga forcat serbëve dhe momentin kur e kuptoi që forcat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë.

Lokaj ka thënë se plagët që ka marrë në frontin e luftës kundër forcave militare dhe paramilitar serb janë të çmueshme, pasi ato janë plagë të lirisë.

“Plagët e lirisë për mua janë shumë të cmueshme, kam një plagë të madhe e tjetrat janë më të vogla. Gjatë luftës jamë plagosur ballë për ballë me forcat serbe. Ku aty mora plagët, sidomos një plagë më të rëndë. Në stomak, zorrët më dolën jashtë, ndërsa mora edhe disa plagë të vogla, mora një në krahë, një në kamë, por, ato ishin të vogla. Kjo ka ndodhur më 2 mars të vitit 1999 dhe këtë datë e festoj çdo vit. Dhe për mua plagët e lirisë janë të çmushme… S’mund ta përshkruaj këtë më asgjë kur kam hyrë në UÇK. Të parët e mi kanë përjetuar tmerre të mëdha nga regjimet dhe neve nau dha mundësia me e rrok psushkën kundër armikut, unë e ndjej vetën të kënaqur me këtë dhe pse ende i ndjej plagët”, ka thënë Lokaj.

Lokaj tregon se sa ishte në spitalin e Tetovës për shkak të plagëve të mori, e kuptoi se NATO ka hyrë në Kosovë, por, edhe gëzua edhe u zhgënnjye. pasi në atë kohë kishte ndohur një masakër në fshatin tij.

“Në atë kohë isha në spitalin e Tetovës, pasi janë bërë operacion dy herë aty dhe dy herë në Prishtinë. Disa njerëz në Tetovë  më treguan që hini NATO, u gëzova. Por në tjerën anë u zgjënjeva, pasi në fshatin tim ndodhi masakra”.

Lokaj shprhet jo shumë i lumtur me lirinë që e gëzojëm tash, pasi familjet e dëshmorëve veteranëve dhe invalidëve të luftës janë duke u përbuzur.

“Jemi duke e gëzuar por jo sa duhet, pasi familjarët e dëshmrëve, invalidët, veteranët janë duke  përbzuë nga pak. Nuk janë duke i trajtuar sic duhet, sic i kanë meritat. Po mendoj që në të ardhemën do të bëhet si duhet”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika